Gjenden eshtrat e njeriut të parë gay në botë

Një mashkull nga epoka e gurit është varrosur para 5 mijë vjetëve i kthyer nga lindja dhe i shoqëruar me mjete shtëpiake, që janë rituale karakteristike për varrosjen e femrave.
Pas 5 mijë vjetëve është zbuluar homoseksuali i parë i egër. Preferencat e tij seksuale janë zbuluar nga mënyra e varrosjes. Ai është zbuluar në Çeki dhe daton nga periudha ndërmjet 2 900 dhe 2 500 para Krishtit.Në atë periudhë, meshkujt varroseshin zakonisht të pozitën e djathtë me kokën e kthyer nga perëndimi, transmetojnë mediet britanike. Në këtë rast, i varrosuri ishte i vendosur në anën e majtë me kokën nga perëndimi. Një dëshmi tjetër është se meshkujt varroseshin me armë, çekiç, thika, ushqim e ujë. Ndërsa gratë varroseshin me gjerdan të dhëmbëve, enë të bakrit e tenxhere.
Njeriu i egër homoseksual është varrosur me enë shtëpiake dhe pa armë.


http://www.tiranaobserver.com.al

No comments:

Post a Comment