Anglishtja, testet zyrtare që të njihet mbrojtja

Të gjithë ata studentë që do të përfundojnë masterat apo doktoraturat pranë universiteteve në vend, në fund do të duhet të mbrojnë anglishten, sipas njërit prej testeve zyrtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Vendimi i Këshillit të Ministrave, që ka hyrë në fuqi dje, përcakton se këto teste mund të zhvillohen brenda ose jashtë vendit dhe nga subjekte që janë të certifikuara, ku përfshihen qendrat apo organizatat që gëzojnë të drejtën e pronësisë intelektuale mbi testet dhe të drejtën e certifikimit. Dhënia e testit për mbrojtjen e anglishtes është një kriter që duhet të plotësohet me patjetër. Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend duhet të përshijnë në statutet e tyre dhe në rregulloret e studimit procedurat dhe modalitetet e dhënies së provimit.

No comments:

Post a Comment