Kontratë e re për Eto’on

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o mund të nënshkruajë kontratë të re me klubin, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.
Edhe pse aktualisht ka marrëveshje me Nerazzurrët deri në qershor 2014, ylli kamerunas është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij me gjigantin milanez.

Eto’o iu bashkua Interit në verën e vitit 2009 si pjesë e marrëveshjes që përfshiu transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në Barcelonë.

Eto’o besohet se është njëri prej futbollistëve më të paguar në Inter, me pagë vjetore prej rreth 8 milionë eurosh.

No comments:

Post a Comment