5 Maji, Shqipëria nderon Dëshmorët e Atdheut

TIRANE-Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan sot me respekt dhe përulje dëshmorët që ranë për atdheun, pikërisht në ditën kushtuar atyre, 5 Maji.Si maxhoranca në qeveri dhe opozita, ndonëse në ceremoni të ndara, zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Ndërsa presidenti Topi udhëtoi sot paradite drejt qytetit të Dibrës, për të bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti dhe për të përcjellë mesazhin se sot “dëshmorët nderohen në mbarë Shqipërinë”.

Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se “Dibra shquhet për patriotizëm” dhe se të gjithë duhet të përulemi para veprës së dëshmorëve, dhe vlerave për të cilën ata kanë luftuar, patriotizmin e atdhedashurinë.

No comments:

Post a Comment