Telefoni që është vetëm telefon? Nuk është shaka, por ky telefon kushton 60 milionë lekë

Nuk ka Google, nuk ka GPS, nuk ka kamera po përse një çmim kaq i madh për një Aesir YB1?
Njerëzit e pasur nuk kanë nevojë për iPhone - ata kanë staf për të menaxhuar kalendarët e tyre, për t
dërguar email dhe për tu bërë "like" postimeve në Facebook dhe postimeve të tjera aristokratike.

Ata kanë tendencë të blejnë telefonat që kushtojnë më pak se të tjerët kështu si Aesir, pavarësisht dizajnit të tij të ashpër skandinav dhe çmimit të lartë, që mezi kryen disa funksione. Ky është një telefon për të të parë njerëzit me të dhe jo për të ngecur në ndonjë ishull të braktisur.
Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, Aesir - i quajtur me emrin e perëndive skandinave është një anti-telefon i mençur ".


Ky telefon nuk mundëson email apo Angry Birds, por vetëm bën thirrje të qarta me zë dhe mesazhe.
Por ndryshe nga rivalët e tij, ky telefon nuk ka vetëm një pamje të bukur. U deshën tre vjet për ta dizajnuar, është ndërtuar nga materiale që përdoren për të bërë ora dhe punuar nga mjeshtrit më të mirë të Evropës, si dhe meloditë janë projektuar posaçërisht për atë.

Aesir, përveç çmimit të lartë është një telefon i thjeshtë. Jo vetëm që ai nuk lidhet me internetin, por nuk ka as kamera. Ekrani është prerë nga qelqi safir, siç gjendet në orët shik.

Trupi është qeramikë dhe i vidhosur dhe jo i ngjitur bashkë dhe butonat janë prej çelikut.

No comments:

Post a Comment