Një gjerman për stolin e kombëtares kuqezi

Gjermani 59-vjeçar, Lorenz Gunther Kostner, i njohur për drejtimin e Wolfsburgut, dy sezone më parë, gjendet në Tiranë për të biseduar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka lidhur me uljen e tij në krye të stolit kuqezi dhe me shumë gjasa mund të prezantohet si trajneri i ri i përfaqësueses Shqiptare të futbollit, gjatë ditës së Enjte, raporton Sport News në Super Sport.

59-vjeçari nuk është shumë i famshëm për drejtimin e kombëtareve por në Gjermani njihet si një tranjer i zoti në disa klube të Bundesligës,ku përveç Wolfsburgut ka drejtuar më parë dhe ekipet e Hofenhheim, Karlsruhe, Unterhaching, Koln dhe Freiburg .

Kostner i përket futbollistëve të berazit të artë të viteve ′70, kur Borusia Monchengladbah shkëlqente në Europë.

No comments:

Post a Comment