Mourinho kërkon Nemanja Vidic

Real Madridi është duke u përgatitur për të bërë një ofertë në drejtim të Manchester United për kapitenin e klubit, qëndër mbrojtësin, Nemanja Vidic.
The People raporton se Reali është i gatshëm të paguajë një shumë prej 10 milionë funte për të siguruar shërbimet e lojtarit të United.

Me largimin e Vidic mbrojtja e United do të ishte në krizë pasi Ferguson është shprehur i gatshëm të pranojë ndonjë ofertë për Rio Ferdinand.

Sidoqoftë, Ferguson nuk dëshiron të humbas Vidicin edhe pse një ofertë prej 10 milionë euro e Realit për 30 vjeçarin mund të ishte e parefuzueshme nga Djajtë.
/lajmesport.com/

No comments:

Post a Comment