CD-të do të zhduken më 2012

Fati i formatit CD, pas revolucionit MP3, po i vjen fundi dhe të gjitha shtëpitë muzikore, deri në fund të vitit 2012 planifikojnë të ndalojnë nxjerrjen e albumeve në format të Compact Disc-ut (CD).

Shtëpitë kryesore diskografike në të ardhmen do të publikojnë albumet në formatin MP3 si dhe në streaming, ndërsa qendra kryesore e shitjes do të jetë “iTunes” dhe shërbimet e ngjashme.

Megjithatë pritet që CD-të të vazhdojnë të publikohen, por vetëm si publikime të veçanta dhe të kufizuara sa për nevojat e koleksionuesve.

Arsye kryesore për këtë zhvillim të situatës është çmimi i lartë i prodhimit të CD-ve. Në anën tjetër MP3, nuk kushton asgjë dhe shitet mirë.
/kuriozitete.net/

No comments:

Post a Comment