Zhduken 13 futbollistë të Eritresë

Futbollistët e rinj të Eritresë nuk janë paraqitur në aeroport për t’u kthyer në shtëpi pas pjesëmarrjes në një turne në Tanzani. Kjo është hera e katërt që lojtarët e këtij vendi zhduken në mënyrë misterioze.

Kombëtarja e Eritresë e kishte humbur ndeshjen gjysmëfinale dhe ishte dashur të kthehen në shtëpi, mirëpo në aeroport kanë arritur vetëm 13 nga gjithsej 26 lojtarë.

Futbollistët e rinj të këtij vendi afrikan shumë herë kërkojnë mundësinë që të ikin nga vendi i tyre, për shkak të represionit që ushtron qeveria dhe ushtria ndaj popullatës.
(yllpress.com)



No comments:

Post a Comment