Sneijder duket se është pranë United

Skuadra angleze e Manchester United duket se është pranë një marrëveshje prej 39 milion eurosh me skuadrën e Interit në lidhje me transferimin e holandezit Wesley Sneijder.

Mirëpo, ajo çfarë nuk është duke mundësuar finalizimin e marrëveshjes, janë kërkesat e lojtarit mbi pagën që ofron United. E përditshmja angleze The Sun kanë deklaruar se përfaqësuesit e lojtarit dëshirojnë 250,000 euro në javë, mirëpo United i ofron atij vetëm 220,000 euro në javë.

Sneijder aktualisht është në kampin stërvitor me Interin në Pinzolo të Italisë. Marrëveshja varet nga dëshira e tij për t′u transferuar në Old Trafford, që i ofron atij një shans të shkëlqyer për të shtuar edhe më shumë suksese pas atyre në Itali,Spanjë dhe Holandë. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment