Van Persie:Arsenal duhet të shpenzojë

Robin van Persie e udhëzon trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger të shpenzojë para këtë verë, për ta ndërtuar një ekip të fortë për sezonin e ardhshëm pasi tashmë ka ardhur koha për përforcime.

Wenger po lufton që t′i mbajë dy lojtarët kryesorë, kapitenin Cesc Fabregas dhe mesfushorin tjetër, Samir Nasri, të cilët mund të largohen gjatë verës nga Emirates Stadium.

Trajneri francez ka lëvizur duke e transferuar sulmuesin e Lilles, Gervinho, por Van Persie ndien se Topçinjtë duhet të punojnë më seriozisht për t′u përforcuar, nëse duan ta mbajnë hapin me katër rivalët kryesorë. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment