Amelia dëshiron ta mposht Interin

Portieri i Milanit, Marco Amelia ka thënë se dëshiron që ta mposht Interin në finale të Super Kupës së Italisë.

“Klubi ka organizuar disa seri të ndeshjeve miqësore, duke filluar me takimin kundër Solbiate dhe duke përfunduar me garën ‘Audi Cup’ në Munich”.

“Këto miqësore do të na ndihmojnë shumë neve që të përgatitemi më mirë për ndeshjen kundër Interit, ndeshje kjo të cilën ne duhet patjetër që ta fitojmë pasi dëshirojmë ta vazhdojmë rezultate pozitive në derbi”, tha Amelia për Milan Channel









 

(www.lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment