Xavi mirëpret tek Barça Sanchezin

Pasi e përfundoi me sukses fazën e grupeve në Kupën e Amerikës, Alexis Sanchez pritet të zbarkojë në Spanjë, për ta përforcuar ekipin më të fortë në botë,Barcelonën.

Mesfushori Xavi Hernandez e mirëpret sulmuesin kilian të Udineses tek klubi katalanas.

"Është i fortë në një kundër një dhe ka shkathtësi shumë të mirë përpara golit. E kemi parë si me Kilin në Kupën e Amerikës, ashtu edhe me Udinesen se sa i fortë është. Do të ishte një përforcim i madh për ne", deklaroi mesfushori spanjoll. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment