Modric nuk lëviz nga Tottenham

Luka Modric ka në mendje vetëm Chelsea. Ai kërkon të lëjë Tottenham për të luajtur në Stamford Bridge.

Por Spurs, pasi kanë refuzuar një ofertë të parë prej 23 milionë eurosh, kanë thënë jo edhe shumën prej 30 milionë të ofruar nga Abramovich.

“E dimë që Luka kërkon të iki. Shprehja e kësaj dëshire në media ne nuk na ndryshon mendim. Është një futbollist i madh dhe nuk duam ta japim”, është shprehur Harry Redknapp, menaxheri i Tottenham, për “Daily Mail”.
(yllpress.com)



No comments:

Post a Comment