Kakavijë, fluks të ardhurish për pushime

GJIROKASTER- Rritet ndjeshëm fluksi i shtetasve të ardhur përmes pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes. Sipas raportimeve zyrtare nga Kakavija, prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes e deri në orët e mbasdites, kanë kaluar të paktën 5900 emigrantë si dhe 2000 automjete.

Edhe pse ka një fluks të lartë të kalimeve nga të dy anët e kufirit, në të gjitha sportelet e Policisë Kufitare janë marrë të gjitha masat konkrete për evitimin e radhëve dhe pritjet e gjata.

Për këtë qëllim efektivat e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kakavije, punojnë intensivisht me tetë sportele katër në hyrje dhe po kaq në dalje, ndërsa autoritetet helene të Policisë së Kakavijes, punojnë me pesë sportele gjithsej dy në hyrje të territorit të tyre dhe tre në dalje.

Zëdhënësi i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës Gentijan Mullai, ka bërë të ditur për gazetën “Panorama” se në ditët vijuese me rritjen e fluksit të emigrantëve, do të rritet edhe numri i kapaciteteve njerëzore për përpunimin e procedurave hyrëse e dalëse të njerëzve.

Sipas tij, në ditët në vijim kur rritja e personave të ardhur përmes Kakavijes pritet të njohë shifra të larta, parashikohet shtim i numrit të punonjësve përfshirë edhe i sporteleve ku bëhet përpunimi i dokumentacionit.
(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment