Milani kthehet kah Montolivos

Milani është gjithmonë në kërkim të një mesfushori dhe pavarësisht mohimeve, objektivi më i mundshëm mbetet Riccardo Montolivo, aktualisht lojtar i Fiorentinës.

Mesfushorit të kombëtares italiane i përfundon kontrata me ekipin toskan në vitin 2012, dhe nuk ka shprehur dëshirë për ta rinovuar atë më Fiorentinën.

Adriano Galliani, së bashku me udhëheqës të tjerë Rossoner kanë përgaditur një ofertë rreth 10 milion euro për Montolivon, por drejtori sportiv i Fiorentinës Pantaleo Corvino ka kërkuar 15 milion euro për italianin. 
(albeu.com)




No comments:

Post a Comment