Kinezi Chen Dejun që 42 vjet pi 3.5 litra benzinë në ditë

Kinezi Chen Dejun (71) nga Shuijiang pi 3.5 litra benzinë çdo ditë kundër dhimbjeve që 42 vjet. Beson se kjo i ndihmon. Me pirjen e benzinës nisi më 1969.

Chen thotë se është vështirë për të llogaritur sesa benzinë ka pirë për 42 vjet, por vlerëson se rreth 1.5 ton.

Gruaja e Chenit, Yuan Hibi dhe tre djemtë e tij, janë përpjekur gjatë që t’ia heqin këtë ves, por vetëm janë grindur. Para tetë vjetëve Chen u shpërngul në një kolibe në kodër për të qenë i vetëm, transmeton Whatsonxiamen.com.

Mjekët nga spitali lokal thonë se Chen nuk ka probleme të mëdha shëndetësore, por vetëm shenja të emfazës së mushkërive. I kanë ofruar kontroll falas, por ai refuzon të kontrollohet.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment