Copa America, Kili kryeson grupin C

Një autogol i shënuar nga Aldo Corzo në sekondat e fundit të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm t`i japë fitoren Kilit në ndeshjen e mbrëmshme të Copa America ndaj Perusë.

Kilianët filluan mirë ndeshjen duke dominuar që nga fishkëllima e parë. Peru u mundua të kërcënojë kryesisht me anë të kundërsulmeve, të cilët megjithatë u treguan të pasuksesshme.

Goli i shumëpritur i ndeshjes u shënua në minutën e 92-të, kur Aldo Corzo u tregua i paaftë për të larguar një top të ardhur nga këndi dhe madje dërgoi atë në rrjetën e tij.

Me tre pikët e reja Kili ruan kreun e Grupit C dhe kualifikohet në çerekfinale, për më tepër ata shmangin Argjentinën në raundin e ardhshëm dhe do të përballen me kombëtaren që do të pozicionohet e dyta në grupin B, nga ndeshjet e sotme.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment