Makina del nga rruga, shoferja shpëton mrekullisht

Një grua shpëtoi për mrekulli pasi makina e saj doli nga rruga dhe rrëshqiti 46 metra poshtë një shkëmbi.

35 vjeçarja i shpëtoi vdekjes pas një shpëtimi dramatik në Thornwick Bay, Yorkshire. Makina e gruas ishte dëmtuar aq shumë sa që duhej prerë për ta nxjerrë jashtë saj, por për fat të mirë plagët e saj nuk janë kërcënuese për jetën.

Rojet bregdetare dhe ekipet e shpëtimit thanë se mund të kishte qënë edhe më keq nëse makina do të kishte shkuar disa metra më poshtë. Policia tani po heton se si makina doli nga rruga. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment