Facebook për çdo telefon

Facebook ka paralajmëruar një aplikacion të ri për telefonat mobil, të cilin e ka quajtur Facebook for Every Phone.

Ky aplikacion i ri i rrjetit më të madh social në botë, do të jetë prezent në më shumë se 2500 lloje të telefonave mobil, ndërsa i njëjti ofron funksione të ndryshme të cilat i ka Facebook.
Në të përfshihen News Feed, Inbox, shpërndarja e fotografive, mundësia e komunikimit me miq dhe shumë specifika tjera, tashmë të njohura për përdoruesit.
Aplikacioni mund të shkarkohet në d.facebook.com/install nga shfletuesi i internetit në telefonin mobil.
Për më shumë, Facebook ka krijuar një partneritet me më shumë se 90 operator mobil në botë, gjë e cila mundëson që përdoruesit të mos ngarkohen me pagesë gjatë përdorimit. Aplikacioni do të ofrohet falas nga operatorë të caktuar brenda 90 ditëve të ardhshme. 
(Telegrafi.com)




No comments:

Post a Comment