Modelet, ja torturat që durojnë për të qenë më të mirat

Në prag të një aktiviteti të rëndësishëm mode atyre u duhet që të kryejnë shumë punë njëherazi.

Për shembull, duhet të shkojnë nëpër stilistë për të parë se cila do të jetë veshja që i shkon më shumë për shtat. Është një proces relativisht i gjatë dhe që ha shumë kohë.

Pjesa më e madhe e sfilatave bëhet në qendër të qyteteve të mëdha, çka do të thotë se një kohë të mirë të ditës e merr transporti. E ndërsa je duke rrugëtuar për në vendin e provave, të duhet që të kryesh shumë punë përmes celularit. Por të jesh një modele me të vërtetë e mirë do të thotë në radhë të parë të dish t’u përshtatesh stileve dhe ngjyrave të ndryshme. Pra, me pak fjalë, duhet që të jesh një kameleon i vërtetë. Jo të gjitha e kanë këtë aftësi.

Zakonisht njerëzit janë të ndarë për stile të caktuara dhe të jesh një modele shumëdimensionale është një gjë e rrallë dhe fort e kërkuar nga agjencitë e modës. Të jesh modele do të thotë të reklamosh me stil të veçantë veshjen, pra do të thotë që veç trupit të kesh edhe një mendje të bukur.
Modelet zgjidhen në bazë të rrezatimit që ato kanë, për shembull nëse janë seksi mjaftueshëm, apo nëse kanë cilësi të tjera ndjellëse.

Edhe pse modelet janë të gjitha të pajisura me një bukuri magjepsëse, janë stilistët dhe artistët e grimit ata që i bëjnë të duken edhe më të mrekullueshme dhe të rralla në pasarela. Por edhe modelet, pavarësisht se janë tepër elegante dhe e bazojnë punën e tyre në peshën shumë të lehtë trupore, hanë. Zakonisht kjo ndodh në prapaskenat e pasarelave, kur gjejnë ndonjë moment të lirë për të ngrënë me shpejtësi ndonjë sallatë të lehtë.

Secila nga veshjet është e pasqyruar dhe e organizuar në mënyrë të tillë që gjithçka të jetë shumë e qartë për modelen dhe regjisorin e sfilatës. Ato zakonisht kanë një veshje gjatë gjithë shfaqjes, por ka edhe raste kur i duhet të ndryshojnë dy veshje dhe mënyra grimi. Në këtë rast kërkohet një disiplinë e madhe.

Pavarësisht momenteve shumë të zëna me punë ato kanë çastet e çlodhjes pas skene, gjatë të cilave mund të bëjnë ndonjë telefonatë, të pinë ndonjë pije, apo të bëjnë ndonjë bisedë. Kjo është renditja e tyre pak çaste para daljes në sfilatë. Të gjitha tashmë janë bërë gati dhe presin shenjën për të ecur para të pranishmëve. Dhe ja më në fund skena.

Dita e punës së një modeleje është e gjatë, e lodhshme, por sigurisht edhe shpërblyese financiarisht. Për ata që e shohin nga jashtë, bota e modës dhe e modelingut mund të duket plot kënaqësi, luks, qejf, udhëtime, shumë para dhe mundësi për të gjetur një burrë të mirë, por shpesh ajo është tronditur edhe nga tragjedi të mëdha, siç është vdekja e modeleve.

Gjithsesi, paratë e fituara janë të mjaftueshme për ta bërë qejfin në maksimum. Kështu, lokale të bukura mund të gjesh në çdo cep të planetit, megjithatë pakkush i njeh vendet që frekuentohen rregullisht nga yjet më të famshme të pasarelave të modës.

Të gjithë jemi kureshtarë të dimë se ku i kalon mbrëmjet Kejt Mos, apo ku drekon Adriana Lima e Naomi Kempëll, ndaj ndoshta për këtë arsye po bëjmë klasifikimin e lokaleve më “fashion” të botës, ku personazhet e njohura të saj ndihen si në shtëpinë e tyre, duke kaluar orë të tëra nën shoqërinë e miqve.

Sipas një reviste prestigjioze amerikane, modelet i kalojnë mbrëmjet apo netët e tyre të lira nëpër restorantet dhe lokalet më të mira të katër qyteteve të botës. Nju Jorku, Parisi, Londra dhe Majami janë oazet e personazheve të njohura të botës së modës. Po sipas revistës, në çdonjërin prej këtyre qyteteve ka tri vende, ku është e pamundur të mos gjesh ndonjë nga protagonistet më të famshme të pasarelave të të gjithë botës.

Përtej shkëlqimit, luksit dhe famës që kanë modelet dhe supermodelet e botës së modës dhe që është ana e dukshme e këtij profesioni, ka një tjetër realitet. Zakonisht gjatë javëve të modës vajzat e reja kanë një axhendë shumë të ngjeshur, që ndonjëherë kalon edhe përmasat e normales, për shkak të impenjimeve të shumta dhe punëve të mëdha që u duhet t’i kryejnë brenda një kohe të shkurtër.

Dhe më e vështira është që të jesh gjithmonë në formë të mirë. Kjo modele është 19-vjeçarja Markey nga Florida, e cila e nisi karrierën këtë vit për të fituar para për studimet e saj. Por, edhe pse ka një karrierë shumë të shkurtër, vetëm prej 6 muajsh, ajo ka arritur të shndërrohet në një modele shumë të kërkuar.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment