Policia flet për vrasjen në Fier: 62 vjeçarin e asfiksoi gruaja

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku mbeti i vdekur 62 vjeçari Xhelo Kasa, policia e këtij qyteti ka hedhur dritë mbi shkaqet e kësaj vdekje.

Sipas policisë Kasa është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar blutë e qytetit të cilët nisën kryerjen e veprimeve hetimore.

Sipas të dhënëve paraprake, policia është shprehur se rezulton se viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e ushtrimit të dhunës dhe asfiksisë, dhe si autore e dyshuar e kësaj ngjarje të rëndë, është identifikuar Dallandyshe Kasa e moshës 55 vjeçare, e identifikuar si bashkëshortja e viktimës.

Menjëherë uniformat blu bën shoqërimin e 55 vjeçares në dyert e policisë, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(noa.al)



No comments:

Post a Comment