Flamurtari humbet në ndeshjen e parë (VIDEO)

Në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Europa League të luajtur në Vlorë ndërmjet Flamurtarit dhe Jablonec ka përfunduar me fitoren e skuadrës Çeke me rezultatin 2-0.

Edhe pse ishte një lojë me shumë raste për të shënuar në fund fitues dolën miqtë duke hedhur një hap të sigurt për në raundin tjetër.

Skuadra e Jablonec arriti ti shfrytëzonte mirë rastet të cilat ajo pati për të shënuar gjë e cila e ndihmoi shumë për të arritur një fitore mjafgt të rëndësishme.

Jablonec arriti të merrte këtë fitore falë sulmuesit të tyre Lafata i cili shënoi dy herë në portën e vlonjatëve në minutat 70′ dhe 76′. 
(albeu.com) 


No comments:

Post a Comment