Mblidhte bimë medicinale, humb jetën 75- vjeçari

ERSEKE – Një i moshuar nga qyteti i Ersekës ka humbur jetën në malin e Gramozit teksa mblidhte bimë medicinale. Safet Lumani, 75 vjeç, ishte larguar dy ditë më parë nga banesa e tij për të grumbulluar këto bimë, kur ka rrëshqitur në një rrëpirë.

Mbi të moshuarin ka rënë edhe një masiv gurësh, çka i ka shkaktuar atij vdekjen. Me kërkesë të familjarëve, pas mëse 3 orë kërkimesh nga ana e bluve të Ersekës, trupi i pajetë është gjetur në malin e Gramozit në orët e pasdites.

Burime të policisë, nisur nga rrethanat e ngjarjes, thanë se vdekja nuk ka qenë e menjëhershme, por mungesa e ndihmës së shpejtë në atë zonë të thellë ka qenë fatale për jetën e Lumanit.
(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment