Një studim i bërë kohën e fundit në Australi ka treguar se meshkujt mesatarisht jetojnë pesë vjet më shkurt sesa femrat, ku shkaku kryesor i kësaj është pakujdesia e meshkujve për shëndetin e tyre. Meshkujt janë më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit, pinë më shumë duhan, përdorin më shumë barna, kanë problem me mbipeshë, por shkojnë më rrallë te mjeku sesa femrat. Më shumë se 68 për qind e meshkujve kanë probleme me mbipeshë, 48 për qind kanë vështirësi psikike, kurse vetëm 5 për qind sish hanë ushqime të shëndetshme, thotë Instituti australian i Mjekësisë, pas hulumtimit të zhvilluar. Përkundër të gjitha këtyre, vitin që shkoi, vetëm 16 për qind e meshkujve kanë shkuar te mjeku për kontrolle.Instituti i Mjekësisë bën të ditur se rezultatet e këqija janë rezultat i disa faktorëve. Për shembull, meshkujt nuk e lënë punën për të shkuar të mjeku, si dhe kanë turp që të bisedojnë rreth problemeve emocionale dhe seksuale, sidomos me mjekun. Një gjë e tillë ndikon që meshkujt të shtypin problemet dhe dhembjet e tyre, duke mos shkuar me kohë te mjeku për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
(femina.al)
No comments:
Post a Comment