Big Basta, çmimin e parë në Netët e Klipit Shqiptar

Reperi Big Basta është vlerësuar me çmimin e parë në edicionin e dhjetë të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar” me këngën “Muzika”, duke triumfuar kështu mes konkurrentëve të tjerë.
E ka pritur me gëzim të madh këtë çmim sinjifikativ për një artist të ri dhe të suksesshëm, ashtu si edhe kolegët e tij, të cilët jo vetëm e kanë uruar, por edhe shoqëruar në skenë, në interpretimin e tij si fitues.

Gjatë këtij spektakli janë dhënë mjaft çmime, mes të cilëve janë vlerësuar artistë si; Jonida Maliqi, Vedat Ademi, Eliza Hoxha, Kastro Zizo, etj.






(www.vipat.info)


No comments:

Post a Comment