Kjo është një garë gjigandësh. Pepsi kundër Coca Cola-s. Që prej 113 vitesh është ndezur lufta për pushtet mes dy grupeve. Lufta më e gjatë në historinë ekonomike.
…dhe investitorët? Ata përfitojnë çdo ditë nga kjo betejë.
FAKTET
Coca Cola u shpik nga John Pemberton në Atlanta. Në vitin 1888 tregtari i ilaçeve, Asa Grigs bleu patentën për 2300 dollarë. Fillimi i një rritje të rrufeshme. Sot Coca Cola është marka më e njohur dhe më e shitur në botë.
Në vitin 1989 farmacisti Caleb Bradham shpiku Pepsi-n. Deri në vitet ’30, kompania kaloi nëpër disa duar, e ishte thuajse në prag të falimentimit. Por kulmin çuditërisht e arriti në periudhën e recesionit. Për të arritur Coca- Cola-n, Pepsi ofroi për të njëjtin çmim, një shishe dy herë më të madhe se ajo e Coca Cola-s. Kjo ishte një nxitje e madhe për blerje.
Sot çdo vit pritet me ankth për të mësuar se cilat janë të ardhurat e kompanive. Pra për të parë se kush e ka hundën përpara.
Në betejën e tyre të fundit janë të përfshirë edhe aksionerët.
Të dyja kërkojnë të ndajnë 7 përqind më shumë për aksionerët.
Aksionerët po fërkojnë duart.
Edhe në bursë ecin njësoj. Herë kalon njëra para, herë tjetra. Tani synimi i tyre është të pushtojnë tregje të reja Pepsi është forcuar ndjeshëm në Rusi, kurse Coca Cola e ka syrin nga Lindja e Largët.

(gazetatema.net)

No comments:
Post a Comment