Zyrtarizohet ligji për faljen

Zyrtarizohet ligji për faljen dhe legalizimin. Me botimin tashmë, në fletoren zyrtare, ministria e Financave do të bëjë publik brenda një kohe shumë të shkurtër të gjitha udhëzimet që lidhen me zbatimin konkret të ligjit. Burime zyrtare pranë ministrisë Financave konfirmojnë se të gjitha udhëzimet plotësuese janë gati dhe lgiji do të fuqizohet menjëherë pas 2 javëve.


Në këtë pikë, bizneset dhe qytetarët I ndan vetëm pak ditë nga përfitimet e që ata do të kenë nga ligji I faljes dhe i legalizimit. Ashtu siç është deklaruar përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët që do të deklarojnë të ardhurat e tyre, pasuritë e tyre si dhe do të përfitojnë nga falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, si lokale ashtu dhe nacionale. Gjithashtu, do të jenë përfitues bizneset e vegjël dhe të mëdhenj, të cilëve do t’u falen detyrimet si dhe do të kenë mundësi të legalizojnë asetet e tyre.

E në këtë fazë çështja më e rëndësishme shtrohet administrimi I procesit nga ana e institucioneve.

Ligji për faljen dhe legalizimin është një ligj gjithëpërfshirës, i cili nuk përfshin veprat kriminale, pasuritë e zyrtarëve dhe çdo veprim tjetër, që prek Kodin Penal.

No comments:

Post a Comment