Wrestling, vdes i mirënjohuri Macho Man.

Wrestling, vdes i mirënjohuri Macho ManRandy Savage, një nga figurat më popullore të wrestling-ut amerikan, ka vdekur në Florida të SHBA si pasojë e një aksidenti rrugor.
I mirënjohur si Macho Man, Savage ishte në drejtim të një makine tip “Jeep”, e cila ka dalë nga korsia e autostradës dhe është përplasur me një pemë.

Sipas policisë, aksidenti, nga i cili ka mbetur e plagosur bashkëshortja e kecistit, mund të ketë ndodhur si pasojë e një dhimbjeje të papritur të 58-vjecarit.

Savage është i njohur në botën e mundjes së lirë për stilin e tij, veshjen, bandanën, si dhe për tentativat për të depërtuar në botën e spektaklit si repist dhe në disa raste si aktor.
Shikoni një video nga ndeshjet e tij...



(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment