Spanjë, Webber në pole position

Tjetër triumf i skuadrës Red Bull në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Formula 1. Dy pilotët e skuderisë, Mark Webber dhe Sebastian Vettel kanë rezultuar të parët duke zënë vendet e kreut për garën e nesërme.
Pas tyre ka rezultuar Lewis Hamilton i McLaren Mercedes i cili ka lënë pas Fernando Alonso të Ferrarit dhe Jenson Button të McLaren-Mercedes.

Piloti tjetër i Ferrarit Felipe Massa ka rezultuar i teti, ndërsa shtatë herë kampioni i botës Michael Schumacher i dhjeti.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment