Vera më e mirë në botë është izraelite

Vera më e mirë në botë, ndryshe nga sa besohet, nuk është as ajo franceze dhe as ajo italiane. Një çmim prestigjioz për verën më të mirë të botës në 2011-n, “Gran Vinitaly”, i shkoi prodhuesve të vegjël të një kantineje pijesh izraelite, e vendosur në lartësitë e Golanit.Kantina fituese do të ketë të drejtën të vendosë në etiketat e saj për një vit me radhë shenjën e një medaljeje të artë, e cila e nderon për këtë arritje të madhe.E krijuar në viti 1983 pranë qytezës së Katzrinit, kjo kantinë do të ketë meritë që vendosi për herë të parë në histori Izraelin në hartën botërore të verërave. Çmimi prestigjioz jepet nga një juri e përbërë prej 105 ekspertësh, të cilët shijojnë produktet që sjellin në konkurs kantina nga e gjithë bota.

No comments:

Post a Comment