Vazhdon debati për deklaratat e Merkelit për Bin Ladenin

Diskutimi për deklaratat e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, pas vrasjes së Osama bin Ladenit vazhdon, me gjithë përpjekjet e kancelares për të kufizuar dëmin e shkaktuar pas shprehjes së gëzimit për vrasjen e shefit të Al-Qaedes. Presidenti i Komitetit Qendror të krishterëve gjermanë, Alois Gluck, tha se gëzimi i shprehur i Merkelit lë vend për keqkuptime dhe është irritues. Besimi i krishterë nuk njeh gëzim për vdekjen e një njeriu, i tha Gluck gazetës "Passauer Neuen Presse".

Kancelarja Merkel kritikohet pas shprehjes, se ajo gëzohet që është arritur të vritet udhëheqësi i terroristëve.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, kishte sqaruar të mërkurën, se kancelarja tregon mirëkuptimin që përdorimi i fjalëve "vdekje" dhe "gëzim" konsiderohet prej disave i papërshtatshëm.

Merkel ka pasur parasysh në formulimin e saj dhimbjen që Bin Ladeni iu ka shkaktuar mijëra njerëzve. Motivi i gëzimit ka qenë mendimi se ky person nuk është më burim rreziku, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Seibert.

No comments:

Post a Comment