Ujkani, i gatshëm për Serie A

Samir Ujkani po shkëlqen me Novaran në Serie B. Mirëpo, Claudio Rapacioli, president i Apport (Asociacioni sportiv italian i trajnerëve të portierëve të futbollit), mendon se portieri kosovar është i gatshëm për ta bërë hapin e ardhshëm – të luajë në elitën e futbollit italian.
“Ai sigurisht se po mbron mirë në një skuadër të nivelit të mirë, por në të ardhmen duhet verifikuar kjo paraqitje e tij, sepse dallimi ndërmjet Serie A e B është i lartë. Mund të mendojmë se ai është gati edhe për elitën e futbollit, por nuk duhet ta ngarkojmë shumë”, theksoi Rapacioli për ueb faqen calciomercato.com
“Nëse e kthen Palermo, do të bëjë mirë. Më pas i takon trajnerit të vendosë nëse do të luajë nga fillimi apo do të qëndrojë në bankinë”, vijoi ai.


Presidenti i Apport mendon se Ujkanit do t’i nevojitej përkrah një portier me përvojë, nëse përfaqësuesi shqiptar kthehet në Palermo gjatë verës. Rapacioli do ta mirëpriste një konkurrencë në mes të vushtrriasit dhe portierit të parë aktual të ekipit Rosanero, Sirigu.

“Çelësi do të ishte prania e një portieri të dytë ekspert, por pozitiv. Një lojtar që do ta mbështeste Ujkanin dhe që do t’i jepte shembull në momentet e vështira, që ta mbajë kokën në vend. Edhe nëse mbetet Sirigu, do të ishte interesante për të dy një rivalitet në Serie A’, shtoi ai.

Ujkani është një portier i gjatë, por Rapacioli mendon se atij i nevojiten edhe disa kilogramë për ta formuar një strukturë fizike më të sigurt. “Pas disa vitesh i nevojiten më shumë kilogramë. Ndoshta kanë punuar më shumë me të në teknikë, me çka jam plotësisht dakord. Por, e rëndësishme është siguria që ka”, tha në fund eksperti i portierëve në Itali.


No comments:

Post a Comment