Ermela dhe Torosi i futen biznesit…

Ata shihen ngado bashkë, edhe pse Ermela Mezuraj, fituesja e BB4, ka të dashur Ervin Sinjarin, gjithashtu ish-konkurrent në këtë reality-show të përvitshëm tanimë. Vlonjatja e 100-milionëve e ka përmendur ngado nëpër intervista e dalje mediatike se edhe pse brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ajo vetëm ka luajtur, me Torosin dhe Jonelën ajo ka krijuar një miqësi të vërtetë.E në fakt, Torosi, për të cilin më parë ju kemi shkruar se ka marrë rolin e “menaxherit” të Ermelës; çdo ditë publikon në profilin e tij të Facebook, përherë e më shumë foto ku ai, Ervini dhe Ermela shfaqen bashkë, nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ngado ku ata shkojnë, fansat, që për hir të së vërtetës janë të shumtë; mësyjnë për t’i takuar, shpesh edhe për t’u marrë autografe e shkrepur disa foto. Nga ana tjetër, Ergysi së bashku me Mirjetën kanë krijuar një grup ku bën pjesë edhe një saksofonist, me të cilin bëjnë show nëpër klube të ndryshme të vendit tonë. Edhe Toros ndoshta ka menduar ta shfrytëzojë publicitetin dhe famën për të fituar para, për më tepër që për momentin janë të paangazhuar me punë… Ai ka bërë me dije se këtë të premte do të jetë së bashku me Ermelën në Dibër të Madhe, në një disko të cilën e ka përmendur me emër. “Vizita vazhdon në Strugë dhe në Ohër. Të ftuar Ermela dhe Toros”, ka shkruar 37-vjeçari nga Durrësi në Facebook, duke ftuar fansat që t’u bashkohen në këtë itinerar. Në gjithë këto lëvizje lart e poshtë, duam të dimë një gjë; sa lekë marrin Torosi dhe Ermela nga pronarët e klubeve, restoranteve apo diskove ku marrin pjesë, pasi është e natyrshme që kudo ku ata shkojnë, klientët mbijnë si nga dheu…

No comments:

Post a Comment