Tableti me dy ekrane, i përshtatshëm për mjekët

I prezantuar që në fillim të këtij viti, tableti i ri LifeTouch W me dy ekrane i NEC do të dalë në fillim të muajit qershor në tregun japonez.
Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, ky është një tablet që i nevojitet çdo intelektuali për shkak të programit të shënimeve, por veçanërisht mjekëve. Kjo për shkak se në këtë pajisje ka një program profesional të quajtur e-Pathologist që i lejon mjekëve të shohin në rezolucion të lartë ekot, grafitë etj, madje dhe t’i ruajë në kompjuter.

Androidi i NEC ka dy ekrane 7-inch me prekje me rezolucion 600 x 800, një procesor ARM Cortex A8, një kamera 3 megapiksel, një portë hyrëse për USB dhe një tjetër për kartë microB e SDHC, një stilolaps shënimesh dhe jetëgjatësi baterie deri në 5 orë punë.

Fillimisht ky tablet do të dalë në tregun japonez, ndërsa së shpejti pritet të fillojë të shitet edhe në Evropë. Ende nuk ka asnjë çmim për androidin e NEC.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment