Berisha: Zgjidhja vjen nga zbatimi i ligjit

 
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga kryeministria ka shprehur sot besimin se zgjidhja do të vijë prej zbatimit rigoroz të ligjit duke shtuar se edhe thirrjet që vijnë nga miqtë e vërtetë, kanë në thelbin e tyre apelin për të parë funksionimin e plotë të shtetit ligjor, pa bërë tifo për asnjë kandidat.

“Zgjedhjet në cdo vend janë nga alfa te omega cështje e shtetit ligjor, testi, prova e funksionimit të shtetit, institucioneve të tij. Garantoj qytetarët se shteti ligjor, institucionet përgjegjëse kanë të gjitha potenciale për të dhenë zgjidhjen më të saktë dhe të vërtetë për garën e ngushtë për Tiranën”- tha Berisha.

“Kjo është një garë e ngushtë, e ndarë në variantin e parë me dhjetë vota, në të dytin me 70 e ca vota, sërish nuk është një provë e tjhjeshtë, por provë e vërtetë, ndaj dhe le të dëshmojmë ne se demokracia, shteti ligjor mund dhe do të zgjidhë edhe këtë problem delikat, në interesin e vendit”- tha ai.
Sipas Berishës, ky rezultat i ngushtë, është provë për institucionet e vendit.

“Të shprehim besimin se këtë provë do të kapërcejmë me sukses, jashtë presionit, ndikimit, të ndjekim punën e instutucioneve si rrugën e vetme”, nënvizoi. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment