Skandal me listat e Tiranës

Top Channel disponon një listë me të paktën 1000 emra të dubluar në listën e zgjedhësve, që teorikisht mund të votojnë në dy njësi vendore. Një denoncim që është botuar edhe në gazetën “Shqip”.

Në këtë listë të zgjedhësve tregohet qartë se të njëjtët persona mund të votojnë edhe në një komunë kur ka qenë më banim të mëparshëm, por edhe në qendrën e re të banimit në Tiranë.

Ajo që të bie më shumë në sy është fakti se banorët e komunës Paskuqan do të votojnë më së shumti edhe në njësitë bashkiake për Tiranën, cka është praktikisht e thjeshtë për t’u realizuar për një deformim të mundshëm të rezultatit zgjedhor, në favor të subjektit politik të cilit i përkasin.

Në listën e dublikimeve që Top Channel ka arritur të sigurojë shihet edhe ndonjë dublikim i listave me një diferencë të madhe të kohës dhe rrugës që duhet të përshkojë, sic është rasti për votim në Tiranë dhe Tropojë.

Por ajo që është më flagrantja në listën që publikohet është fakti se 90 për qind e kësaj liste votojnë në dy komuna të Tiranës, të cilat janë në afërsi me njëra-tjetrën, apo në një prej komunave të Tiranës dhe për bashkinë e saj.

Njësitë më të shumta ku shihet një dublim i këtyre emrave janë ato të njësisë bashkiake numër 1 dhe 3, për rrethin e Tiranës.


No comments:

Post a Comment