Sezoni turistik, masa për plazhin e Shëngjinit

Një aksion për pastrimin e plazhit të Shëngjinit ka angazhuar edhe ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu. Pjesë e grupit për pastrimin e plazhit kanë qenë edhe pushtetarë vendorë, si kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, prefekti i qarkut Pal Dajçi, si edhe dhjetëra nxënës të shkollave të këtij qyteti.

Aksioni u organizua në kuadër të hapjes së sezonit turistik në këtë qytet, si dhe me angazhimin e ministrit Mediu, si ministri i deleguar nga Kryeministri Berisha për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik në Qarkun e Lezhës.

Mediu e cilësoi si mjaft të rëndësishëm ecurinë e procesit të përafrimit të legjislacionit me standardet e BE-së, duke përmendur të gjitha përpjekjet që janë duke u bërë për të krijuar një paketë ligjore, akoma edhe më të konsoliduar.

Ndër të tjera, Mediu pohoi se në bashkëpunim me vendet fqinje, po punohet seriozisht për ruajtjen e zonave dhe hapësirave ndërkufitare, shtimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e parqeve kombëtare dhe hapësirave pyjore.

No comments:

Post a Comment