“Seks? Jo faleminderit, më mjafton play-station”

Pyetje e shpejtë: nëse jeni 24 vjeç dhe një ish modele e Playboy-t ndan kërvatin me ju, çfarë do të bënit mbas darkës? Një ndeshje në Playstation?
 Pyetja nuk është provokuese, por koinçidon me përgjigjen e dhënë nga Natali Ueber, e fejuara e Mauro Zarate, që në gazetën “Paparazzi”, ka treguar se sekreti i super paraqitjeve të fundit të lacialit në fushë është për t’u kërkuar në mungesën e paraqitjeve të një lloji tjetër…Jo një mungesë totale, por një mungesë… E llogaritur! “Ndërmjet nesh ka një lidhje të fortë seksuale” ka shpjeguar Natali “por nëse ai do të zbresë në fushë të dielën, kemi vendosur që nga e enjtja mos të bëjmë seks: luajmë Palystation ose shohim një film”.

Reja duartroket zgjedhjen dhe shpreson që, nga këtu deri në fundin e sezonit, bukuroshja mos të ndryshojë mendje. Çifti ka vendosur të martohet brenda këtij viti “Muaro kërkon të merret personalisht me përgatitjet, por, tani është i përqëndruar me punën e tij” e justifikon Ueber. “Do të jetë martesa ideale, ajo martesë ëndrrash, për të cilën nuk do të ketë kursime”. Zarate i kërkoi të fejuarës për martesë në prag të Krishtlindjeve “Mauro ishte me familjen e tij kurse unë me familjen time. Përpara darkës më mori në telefon për urimet. Folëm për shumë gjëra dhe kur po përshëndeteshim, më kërkoi të martohesha me të. Në ato momente isha gati duke vdekur nga gëzimi”. Por mbijetoi, është më e gjallë se kurrë dhe ka vendosur të sakrifikohet për Lacion…

No comments:

Post a Comment