Arsenali mund Junajtid, hapet beteja për titull

ANGLI- Ka mjaftuar një gol i çuditshëm i Lampard në sfidën Çelsi-Totenhem dhe një fitore 1-0 e Arsenalit ndaj Mançesterit për të rihapur sërish Premier Ligën Angleze. Kur mbeten edhe 3 javë deri në fund, çështja e titullit kampion në Angli duket tërësisht e hapur, pasi blutë e Londrës janë 3 pikë larg “Djajve të Kuq”, me të cilët kanë një përballje direkte në javën e fundit.

Rihapja e kampionatit ka ndodhur pas fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Mançesterit, në sfidën e zhvilluar sot në “Emirates” të Londrës. “Topçinjtë” e kanë dominuar totalisht ndeshjen dhe i janë falur një goli të të riut Aron Ramsej në pjesën e dytë, për të marrë 3 pikët.

Supersfida e kësaj jave ka qenë e mbushur me emocione, por edhe me gabime të arbitrit, i cili në fillim nuk dha një penallti për prekje me dorë të Vidiç, ndërsa në pjesën e dytë, për një kontakt mes Klishi dhe Majkëll Ouen. Sidoqoftë, fitorja e Arsenalit, ka qenë e merituar, pasi londinezët krijuan më shumë në fushën e lojës.

No comments:

Post a Comment