Rrokaj: Më 8 maj, vullneti i sovranit u shpreh lirisht

Në një konferencë për shtyp Kryetar i LSI-së për degën e Tiranës Shezai Rrokaj përmes një deklarate për media ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë LSI-së duke votuar në zgjedhjet e 8 majit.

Rrokaj tha se “ Më 8 maj, si në mbarë vendin, në Kryeqytetin tonë u zhvilluan zgjedhje të lira , të qeta dhe transparente. Më 8 maj Lëvizja Socialiste për Integrim arriti një fitore spektakolare, plot 20.814 votues për Këshillin e Bashkisë së Tiranës, dhe 23.012 për Këshillat e Minibashkive. Më 8 maj LSI-ja e kryeqytetit fitoi 2 minibashki, me kryetar Elez Gjozën në minibashkinë nr.2 dhe Ilir Kokonën në minibashkinë nr.3. Më 8 maj LSI-ja e kryeqytetit prêt të certifikohen plot 5 këshilltarë për Bashkinë e Tiranës dhe rreth 35 këshilltarë për minibashkitë, ku më shumë se 12 prej tyre janë femra. Ky rezultat është 3000 vota më shumë nga ai i vitit 2007 dhe gati 70 % më lartë se rezualtati i vitit 2009. Prandaj, falënderoj të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, të cilët me përkushtim e vetëmohim kryen detyrën, në mënyrë që ky proces të administrohej në mënyrë transparente dhe publike. Në mënyrë të vecantë, dua të falënderoj struktuarat e LSI-së së Tiranës, kryetarët e njësive, nënkryetarët dhe sekretarët, kryetarët e organizatave dhe gjithë antarësinë, e cila përmbushi detyrën që i kishim vënë vetes, madje duke e tejakaluar atë. Një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës, që pavarësisht nga bindjet politike, në 8 maj morën pjesë në zgjedhje duke dëshmuar vlera qytetare të një demokracie funksionale. LSI-ja e Tiranës dha një kontribut të vyer për fitoren e 2 minibashkive, si dhe për fitoren e 7 minibashkive brenda Aleancës për Qytetarin".


Gjithashtu Rrokaj u shpreh se askush nuk të dalë mbi vullnetin e sovranit të shprehur më 8 Maj dhe se “vota e sovranit vetëm duhet të jetësohet nëpërmjet certifikimit, ndaj inkurajojmë të gjitha institucionet që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të ligjëruar sa më shpejt këtë vullnet të sovranit”.
(www.abcnews.al)

No comments:

Post a Comment