Rekordi/ Në Çeki, puthen 841 çifte për 5 orë të tëra

Më shumë se tetëqind çifte kanë shënuar rekordin e puthjeve me rastin e fillimit të muajit maj në Çeki.
Vendi nuk feston ditën e Shën-Valentinit pasi sipas tyre është shumë ftohtë. Në vend të kësaj feste, ata presin fillimin e muajit maj për të shkëmbyer puthjet, ndërkohë që një traditë tashmë mbetet vendi Petrin Park Hill, në Pragë është vendi ku nën hijen e pemëve të qershisë me qindra çifte puthen me njëri-tjetrin.

Sipas legjendës, nëse një vajzë nuk puthet në fillim të muajit maj nën pemën e qershisë brenda 12 muajve ajo do të vdesë.

Këtë vit, agjencia “Dorbi den” që do të thotë “Dita e mirë”, e ka përdorur këtë traditë si një mundësi të mirë për krijimin e një rekordi puthjesh.

“841 çifte janë puthur gjatë pesë orëve, dhe në këtë mënyrë kemi vendosur një rekord të ri”, u shpreh një nga anëtarët e jurisë, Jonas Martin.

Tradita e puthjeve në muajin maj ka filluar në shekullin e 19 kur poeti çek Karel Hynek Macha, shkroi poemën e tij të majit .

“Ishte mbrëmje vonë, e para e muajit maj, mbrëmje maji, koha e dashurisë”…

Këto vargje prej dy shekuj kanë shoqëruar me qindra çifte në puthjen tradicionale të majit.

No comments:

Post a Comment