Pierre Cardin: Gati ta shes kompaninë me 1 miliard euro

Stilisti francez, Pierre Cardin, ka bërë të ditur se është i gatshëm të shesë kompaninë e tij të modës në një vlerë prej një miliard eurosh.
"Unë jam gati ta shes kompaninë time”, thotë stilisti 88-vjeçar, në një intervistë të publikuar në “Uall Street Journal”.Ai bëri të ditur se kompania nuk do të shitet më pak se 1 miliard euro ose 1.4 miliard dollarë.

E përditshmja amerikane tha se komapania e themeluar në vitin 1949 është vlerësuar nga bankat me një çmim prej 200 milionë eurosh.

Në vitin 2009, Pierre Cardin shiti 32 licencat e prodhimit të tekstileve dhe disa pajisje të kompanisë kineze, Jiangsheng Trading, me vlerë prej 200 milionë eurosh por kjo është hera e parë që ai do të shesë markën e kompanisë.

Stilisti 88-vjeçar nuk ka asnjë trashëgimtar.
Ai tha se ka takuar deri tani tre investitorë amerikanë dhe kineze por ende nuk ka rënë dakort.

No comments:

Post a Comment