Plagoset polici në Shkodër

 
Plagoset një efektiv i policisë së Shkodrës teksa kthehej për në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e se shtunës pranë rrugës nacionale Shkodër -Hani i Hotit, pranë fshatit Shtoj i vjetër.

Efektivi i policisë, Edmond Sakicaj, teksa udhëtonte me makine është ndaluar nga një person, identiteti i të cilit nuk behet i ditur për arsye hetimi. Ky i fundit ka qëlluar disa here me pistoletë mbi policin Sakicaj, por për fat të mirë 34-vjeçari ka mbetur vetëm i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton motivet e kësaj ngjarjeje, pasi një muaj më parë, efekti i policisë, në gjendje të dehur, plagosi një 28-vjeçar në një nga lokalet e Shkodres. Për këtë ngjarje, ai u arrestua nga koleget e tij dhe ndiqej në gjendje të lirë. Ende nuk dihet nëse plagosja e policit ka lidhje me ngjarjen e ndodhur një muaj më parë apo nëse pas kësaj fshihet ndonjë motiv tjetër.


(Telegrafi,com)

No comments:

Post a Comment