Mbi 200 mijë android aplikacione, 4.5 miliardë shkarkime

 
Nga 400.000 Android telefona aktivizohen çdo ditë, thotë ekipi i Android në konferencën e Google I/O e cila është duke u zhvilluar momentalisht, të cilën mund të shikoni live nga këtu.

Google tha se 450.000 Android programerë krijuan përmbi 200.000 aplikacione për platformën mobile në të cilën në total deri më tani janë shkarkuar 4.5 miliardë herë këto aplikacione. Më parë është dashur 2 vite kohë për të arritur shifrën prej 1 miliardë shkarkime, por tani momentalisht në Android 1 miliardë shkarkime arrihen për më pak se 60 ditë.

Megjithatë ajo çfar është e rëndësishme për aplikacionet mobile është cilësia ose kualiteti i tyre. Android është i vetmi në treg i cili nuk bën miratimin e aplikacioneve, duke rezultuar kështu të kemi më shum aplikacione falas se sa ato me pagesë. Shumica e aplikacionet të cilat janë me pagesë nuk janë në dispozicion për shum vende duke përfshi dhe Shqipërinë.

(itshqip.com)

No comments:

Post a Comment