Penallti për Vllazninë Flamurtari braktis ndeshjen

Penallti për Vllazninë Flamurtari braktis ndeshjenSHKODER- Pritej një bojkot dhe ai ndodhi. Të lodhur nga një edicion i gjatë, ku i kanë patur të gjithë kundër, futbollistët e Flamurtarit kanë braktisur fushën e lojës në ndeshjen e parafundit ndaj Vllaznisë, zhvilluar sot në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Edhe pse kishin deklaruar se nuk do të bënin bojkot, vlonjatët kanë gjetur një argument të mirë për ta bërë këtë gjë ditën e djeshme. Në minutat e fundit të ndeshjes me Vllazninë, ndërsa takimi ishte 0-1 për Flamurtarin, arbitri Bardhyl Pashaj ka dhënë një penallti të çuditshme për vendasit, pas një rrëzimi të Vajushit në zonë. Në fakt, mbrojtësi vlonjat ndaloi dukshëm topin, por për gjyqtarin nga kryeqyteti ka qenë 11-metërsh. Kjo ka sjellë protestat e ashpra të vlonjatëve dhe një tension të jashtëzakonshëm në fushë. Arbitri Pashaj ka nxjerrë me karton të kuq dy lojtarë të Flamurtarit, duke rritur dozën e tensionit. Më pas, trajneri Gugash Magani u ka kërkuar futbollistëve të lënë fushën e lojës dhe kështu ka ndodhur. Vllaznia nuk e gjuajti dot penalltinë dhe ndeshja me rregullore quhet e braktisur nga ana e Flamurtarit. Për rrjedhojë, vlonjatët do të humbasin ndeshjen në tavolinë dhe do t’u zbriten 3 pikë në renditje për shkak të këtij veprimi.
Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat humbja 3-2 e Besës përballë Laçit, në një fushë pa spektatorë. Ky rezultat ka rrëzuar nga kategoria kavajasit, që kanë vetëm një shans matematik, të shpresojnë në humbjen e Dinamos me Kastriotin në javën e fundit dhe vetë të fitojnë me të paktën 10 gola diferencë ndaj Tiranës. Praktikisht, një mision i pamundur për Besën. Ndërkohë, Dinamo ka siguruar plejautin, por jo qëndrimin në Superligë, pas barazimit pa gola ndaj Teutës. Ndërkaq, Shkumbini ka mundur 2-1 Kastriotin, ndërsa Bylisi ashtu siç pritej, ka fituar 2-0 me Tiranën në kryeqytet.


http://www.balkanweb.com

No comments:

Post a Comment