Lille është kampion i Francës,

Përkundër barazimit prej 2-2 kundër Paris Saint-Germain, Lille e ka fituar titullin e kampionit të Francës për herë të parë pas 57 vitesh.
Lille krijoi epërsi në fillim të ndeshjes (5’) me anë të Ludovic Obraniak, ndërsa Guillaume Hoarau barazoi shifrat pa u mbyllur gjysma e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, PSG mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Hoarau me kartonin e dytë të verdhë.
Pas një ore lojë, Lille kaloi sërish në epërsi, ndërsa realizues ishte Moussa Sow. Por përkundër një lojtari më pak në fushë, parisienët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Mathieu Bodmer (73’).

Pika e fituar bëri që Lille ta siguronte matematikisht titullin e kampionit të Ligue 1

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment