KSHH: Fushata ka krijuar atmosferë parazgjedhore të tensionuar

Kur vetëm 4 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e vlerëson si të tensionuar atmosferën parazgjedhore në vend.Në raportin për zgjedhjet për 9 qarqe të vendit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se atmosfera e tensionuar është pasojë e gjuhës së urrejtjes, e përdorur gjatë fushatës. KSHH vlerëson se qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar për situatën, ndërkohë që mbetet problematik sensibilizimi i tyre.
Gjithashtu, në raport konstatohet edhe problemi i vonesës në shpalljen e listave paraprake të zgjedhësve.

No comments:

Post a Comment