Britani:Një grup “vampirësh” mblidhen për të thithur gjakun

Organizuesja e këtyre festave, që njihet me nofkën Pyretta Blaze, tregon: “Një herë në muaj mblidhemi për t`u ushqyer me gjakun e njëri-tjetrit. Është një eksperiencë e shkëlqyer sepse më bën të ndihem plot energji.” “Kemi rreth 3 mijë anëtarë në të gjithë Britaninë e Madhe. Anëtarëve të rinj i bëhet një test psikologjik nga më të vjetrit e grupit sepse nuk duam thjesht fëmijë që janë të fiksuar pas vampirëve. Ne e marrim seriozisht këtë stil jete dhe ritualet që përfshin ai. Këtu njerëzit vijnë me partnerët e tyre dhe pinë vetëm gjakun e njëri-tjetrit. Ata që vijnë vetëm, prezantohen me të tjerë “single”. Gjithçka është e sigurtë sepse të gjithë i nënshtrohen më parë testeve për sëmundje të ndryshme”, tregon Pyretta. “Festat që organizojmë janë shumë private. Ne thithim gjak nga qafa, gjoksi ose shpatulla. Më të vjetrit të mësojnë se si të kafshosh dhe si të pish gjakun pa lënë dëmtime”, shton ajo. Pyretta tregon se ka pirë gjak për herë të parë në moshën 15-vjeçare dhe që atëherë nuk ka ndaluar më.

No comments:

Post a Comment