KQZ, vazhdon numërimi (LIVE)

Ka rifilluar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas pushimit të drekës, ku do të vijojnë punimet për hapjen edhe të disa kutive të tjera. Arben Ristani, kreu i KQZ-së tha se rezultati do të dalë pas numërimit të të gjitha votave.
“Janë disa veprime që duhen bërë, do i bëjmë në një kohë shumë të shpejtë, në mënyrë që të vazhdojmë me po atë energji që e kemi nisur, që të mbyllim këtë proces”- tha Ristani

Gjatë ditës janë numëruar 77 kuti, në të cilat janë gjetur të vlefshme 128 vota për kandidatin e “Aleancës për qytetarin”. Lulzim Basha dhe 54 për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment